Luna Clinic është një poliklinikë multidisiplinare në Tiranë, ku specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë punojnë së bashku për të ofruar një kujdes shëndetësor të saktë dhe të personalizuar.
Çdo pacient trajtohet si rast unik. Mjekët tanë konsultohen mes tyre për të ndërtuar planin më të përshtatshëm të diagnostikimit dhe trajtimit, duke shmangur fragmentimin që pacientët shpesh hasin kur lëvizin nga një klinikë në tjetrën. Kjo qasje e integruar është ajo që na dallon.
